Capital T me suksese në trevat shqiptare, e përgëzon publikisht babai i reperit Drake

Sukseset për reperin Capital T nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

08/11/2017 21:34

Angazhimi i madh në muzikë dhe koncertet e stërmbushura me publik kanë bërë të dëshmohet edhe më shumë se ai është njëri ndër reperët  më unikë të tregut muzikor shqiptar, shkruan lajmi.net

Ai madje së fundmi ka marrë mbështetje nga babai i reperit amerikan, Drake i cili ka zgjedhur Instagramin për t’i dëshiruar suksese Kapos të cilin thotë se e ka mik.

“Përgëzime për mikun tim Capital T, që e ka kall lojën në Shqipëri. Po t’shoh ty Capital T dhe po ta ruaj shpinën këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Dennis Graham i cili e ka përkrahur reperin shqiptar për sa i përket konferitit të cilin ai do ta mbajë në Florida më 10 nëntor.

https://www.instagram.com/p/BbPhVAIHJqj/

Kujtojmë se Capital T javë më parë solli ‘mixtape-in’ e tij më të ri “Winter is coming”, i cili u prit mirë nga fansat dhe ka shënuar shifra të larta shitjesh.

Para një muaji ai erdhi në bashkëpunim me Lyricalson dhe Vig Poppa-n me këngën ‘Pa Cenzure’ me të cilën gjithashtu arriti sukses./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Batqo-EBEFb/

YouTube player