Byroja rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

​Byroja e parlamentit rrëzoi sot pasdite kërkesën e PD për përjashtimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga Kuvendi.

Lajme

14/06/2016 22:08

 

Byroja e Parlamentit u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së në lidhje me përjashtimin e Kryeministrit Rama me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Shkak për këtë kërkesë të PD-së, ishte fjala e Kryeministrit të enjten e shkuar në parlament, ku ai e cilësoi opozitën si një “tufë e vogël… që kërkon të hajë njëri tjetrin”.

Të enjten e shkuar kjo solli reagime të forta nga deputetët e opozitës, të cilët tentuat t’i ndalonin edhe fjalën kryeministrit.