Bushati: Miratimi i reformave ndihmon integrimin evropian të vendit

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, tashmë janë dy fronte të cilat përballën për Reformën në Drejtësi.

Lajme

08/06/2016 20:24

 

“Sot për sot ka një debat mes aspiratës popullore për ndryshim, që besoj se reflektohet shumë qartë edhe në punën e madhe që është bërë nga ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtarë, dhe një lloj fronti rezistence, që përgjithësisht ushqehet nga mendësi koorporatiste në sistemin e drejtësisë”, tha Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare ritheksoi edhe njëherë nevojën e miratimit të kësaj reforme, për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Një dështim i reformës në drejtësi, natyrisht nuk do të ishte aspak një ogur i mirë për atë çfarë ne presim këtë vit, rekomandimin e Komisionit Evropian për të filluar bisedimet për anëtarësim”, tha Bushati.

Këto deklarata, ministri Bushati i bëri gjatë takimit me homologun e tij polak, Vitold Vaszhikovski, ku u diskutuan një sërë çështjesh, që nga ato të sigurisë, e deri te mundësitë e shumta të vendit to në për të tërhequr turistët polakë.