Burim Ramadani ia kujton Albin Kurtit kohën kur thoshte se shqiptarët nuk e duan Amerikën

Ish-deputeti dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka postuar në facebook një video ku shihet Albin Kurti duke thënë se shqitpaërt nuk e duan Amerikën.

Lajme

28/05/2017 15:52

Ai e ka vlerësuar si gjë negative, tentativat që synojnë t’i paraqesin SHBA-të si diçka e keqe, transmeton lajmi.net

“Fatkeqësisht, edhe në Kosovë përballemi me tendenca për përhapje të ideologjive të tilla, të cilat kanë për synim rritjen e konfuzionit dhe mosbesimit në fazën e parë dhe luhatjen e orientimit në fazën e pastajshme. Një narracion i tillë po promovohet për vite të tëra nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe, tashmë kandidati i saj për Kryeministër, Albin Kurti”, ka shkruar ai në facebook.

“Për më shumë, Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, e pati shpjeguar po me këto teori konspiracioni më shumë se një dekadë më herët edhe intervenimin e NATO-s ndaj Millosheviqit si intervenim për qëllime imperialiste dhe jo humanitare”, ka thënë ai.

Ndiqeni videon:

YouTube player