Bujar Nishani, Presidenti i Shqipërisë, kishte mbiemër tjetër

Janë publikuar formularët  e dekriminalizimit të drejtuesve të institucioneve të pavarura.

Lajme

25/05/2016 18:10

Ndryshe nga deputetë dhe krerë bashkish, drejtuesit  e institucioneve të pavarura kanë deklaruar se nuk kanë probleme me ligjin dhe nuk janë hetuar apo arrestuar për anjë vepër penale brenda dhe jashtë vendit.

Kështu mësohet se Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ka mbajtur mbiemrin Mehmeti, ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, ka deklaruar se më parë ka mbajtur emrin Lumturie.

Edhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka deklaruar se më parë ka pasur emrin Theodhor dhe mbiemrin Kuli.

 

Ndërkaq kryeprokurori Adriatik Llalla, Guvernatori i BSH Gent Sejko, kreu i KLSH, Bujar Leskaj dhe kreu i ILDKPKI, Shkëlqim  Ganaj kanë deklaruar se nuk janë ndaluar dhe hetuar për ndonjë vepër penale.