Buja: Isa Mustafës i ka ardhur koha të dalë në pension

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja ka thënë që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë të pa evitueshme, sepse Isa Mustafës i ka ardhur koha të dalë në pension!

Lajme

22/03/2017 14:25

“Zgjedhje duhet të ketë për të funksionalizuar Kuvendin e Kosovës që po çalon dhe shumë shpesh i shtynë seancat se nuk ka korum, zgjedhje duhet të ketë që Isa Mustafa të shkoj në pension, se e ka kohën”, tha ai për Gazetën Blic.

Ai më tutje ka shtuar se përgatitjet për mbajtjen e këytre zgjedhjeve tashmë kanë filluar.

“Besoj se do te ketë zgjedhje dhe duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, madje shihen përgatitjet nga ata që po prononcohen se nuk ka zgjedhje deri 2018, nuk i besojnë as vetvetes!”