Britney kthehet furishëm

Britney Spears është kthyer furishëm në skenë, duke e hapur rezidencën e saj në Las Vegas, në një koncert i cili zgjati 90 minuta, duke i mahnitur 7,000 shikuesit e pranishëm, përfshirë këtu edhe yje si Miley Cyrus, Katy Perry, Selena Gomez e Adam Lambert. Shtatë lloje kostumesh, dy paruka dhe 23 këngë hite, e…

ShowBiz

28/12/2013 17:00

Britney Spears është kthyer furishëm në skenë, duke e hapur rezidencën e saj në Las Vegas, në një koncert i cili zgjati 90 minuta, duke i mahnitur 7,000 shikuesit e pranishëm, përfshirë këtu edhe yje si Miley Cyrus, Katy Perry, Selena Gomez e Adam Lambert.

Shtatë lloje kostumesh, dy paruka dhe 23 këngë hite, e përshkuan natën e premte në ‘vendin e bixhozit’. Këngëtarja amerikane u paraqit në Planet Hollywood Resort & Casino në spektaklin e parë nga 100 sa pritet të mbahen gjatë dy vjetëve të ardhshëm, pasi ajo arriti marrëveshje me rezidencën Piece Of Me në Nevada, në filim të këtij viti.