Britania rregulla të forta për emigrantët shqiptarë: Ja kur mund t’u jepet azil

Autoritetet në Britani të Madhe janë të shqetësuar nga fluksi i lartë i shqiptarëve që kërkojnë të hyjnë në mënyrë ilegale në shtetin ishullor. Vetëm tre ditë më parë, u shpëtuan 18 emigrantë shqiptarë pasi rrezikuan mbytjen kur tentuan të hynin në Britani.

Lajme

31/05/2016 18:33

Një ministër i kabinetit të Qeverisë tha se shqiptarët që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një arsye “shumë specifike dhe të veçantë”. Një zëdhënës i Qeverisë britanike tha se kanë forcuar masat në kufi për të mos lejuar emigrimin ilegal.

Konservatori Christopher Stephen Grayling ka kërkuar që kërkesat për azil nga emigrantët shqiptarë të shqyrtohen me kujdes.

“Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe nëse nuk ka një arsye shumë individuale për dhënien e azilit, duhet të ketë një sistem që t’i trajtojë këta persona si azilantë ekonomikë”.