“Brexit”, BE e gatshme për një tjetër marrëveshje me Britaninë

Pavarësisht votimit në Parlament, Gjermania mbetet e hapur për marrëveshje të re me Britaninë.

Bota

16/01/2019 17:46

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka thënë se ende ka kohë për bisedime mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexit.

Merkel ka deklaruar se i vjen keq për vendimin e parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen, të cilën kryeministrja Theresa May e kishte arritur me udhëheqësit e BE-së.

“Padyshim që ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje të duhur, por jemi të gatshëm edhe nëse nuk arrihet një zgjidhje”, ka thënë Merkel për mediat në Berlin.

Sipas Merkel, ende ka kohë për negociata mirëpo Bashkimi Europian tani po pret sugjerimet e kryeministres britanike.