Brenda kasolles ku u gjet i vdekur shqiptari me kokë të prerë në Greqi (Foto/Video)

Këto fotografi tregojnë vendin ku u gjet i masakruar disa ditë më parë shqiptari Bledar Terpollari në një zonën të Igumenicës.

Lajme

14/05/2016 09:32

I riu u gjet i vdekur dhe me kokë të prerë në kasollen që duket në foto dhe trupi i tij u gjet nga pronari i fermës.

Prej dy muajsh, Terpollari punonte në këtë fermë si çoban dhe kjo është konfirmuar edhe nga pronari i cili i ka shpjeguar me detaje policisë kohën kur shqiptari shkoi të kërkonte pune dhe nëse kishte parë ndonjë gjë të dyshimtë në lidhje me të.

Nga ana tjetër, policia greke vijon ende hetimet për të gjetur autorët e krimit makabër. Gjatë këtyre dy ditëve janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje disa persona, grekë dhe shqiptarë, të gjithë me të kaluar kriminale.

Këta të dyshuar mendohet se kanë pasuri lidhje me viktimën, pasi në celularin e Terpollarit u gjetën bisedat të tij pikërisht me të shoqëruarit nga policia. Hetimet në vijim pritet të përcaktojnë nëse ata kanë pasur gisht në vrasjen makabre të shqiptarit.

Sipas autopsisë, Bledar terpollari ishte qëlluar me një plumb çifteje që i kishte shkaktuar dhe vdekjen e më pas vrasësit i kishin prerë dhe kokën.

130516174717_7055 130516174718_8615 130516174719_9738

YouTube player