Bosnja dënon me burg rekrutët e IS-it

Një gjykatë në Bosnjë Hercegovinë i ka dënuar katër vetë me burg, për përpjekje për tu bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik, në Siri.

Lajme

06/10/2015 19:26

Gjykata shtetërore sot i ka shpallur fajtorë këta shtetas të Bosnjës për konspiracion, që në mënyrë të paligjshme t’i bashkohen organizatës terroriste.

Dënimet ishin prej 3 vjet e gjysmë e deri në një vit burg.

Këta persona ishin arrestuar në muajin shkurt, derisa dy prej tyre i kishin ndihmuar dy të tjerë me para, për të blerë bileta aeroplani për të udhëtuar në Siri nëpërmjet Turqisë dhe u kishin dhënë informacione për kontaktet në Siri. /Rel