Bosch përkrah deklaratën e Kurteshit për Jabllanoviqin

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Boch, ka përkrahur Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi për deklaratën e tij dhënë kundër qëndrimit të ministrit të Kthimit, Aleksandar Jabllanoviq, të dhënë ditë më parë për protestuesit gjakovarë. 

Lajme

09/01/2015 18:44

Boch ka shkruar në Twitter se e mbështet deklaratën e Sami Kurteshit, duke iu drejtuar me fjalë si “të lumtë”.

“Përkrahje të plotë për deklaratat e Ombudspersonit kosovar. Respekti është fjala mëse e duhur për të tani. Të lumtë, Sami Kurteshi”, ka shkruar ambasadori holandez në Twitter.

Avokati i Popullit, në një intervistë për KTV-në, ka dënuar ashpër deklarimet e ministrit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, i cili i quajti egërsira protestuesit në Gjakovë, duke përfshirë edhe nënat e personave të pagjetur.