Bomba e radhës: Propozimet e Gruevskit për emrin e Maqedonisë

Partia më e madhe opozitare e Maqedonisë Lëvizja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka publikuar përgjimet e radhës, që lidhin kryeministrin aktual, Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtor të tij, me skandale të ndryshme.

Lajme

16/05/2015 15:50

“Bomba”  e LSDM-së, zbulon bisedat që kryeministri Gruevski, të bëra lidhur me ermin e shtetit të Maqedonisë.

Në bisedën telefonike të publikuar nga LSDM, për të cilën u tha se është zhvilluar në mes ish ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovskit dhe Nikolla Gruevskit, ku dëgjohet zëri i Gruevskit duke thënë se kanë ardhur bashkëbiseduesit për emrin.

Gruevski dëgjohet duke diskutuar me Milloshovskin lidhur me atë se çfarë prapashtese t’i vendoset emrit të Maqedonisë, “Gorna Makedonia”, apo “Suvenirna”, raporton Lajmpress.

Ndërsa Antonio Milloshovski i jep një ide të tij, që të propozohen 2 variante, një me konotacion politik me referencë politike, ndërsa pala greke të zgjedhë diçka që do të jetë në kllapa. Në bisedë kyçet edhe Sasho Mijallkov, ish-shefi i shërbimit maqedonas të kundërzbulimit, i cili ka dhënë dorëheqje para disa ditësh i pyet se a do të ketë “short name” – emër të shkurtër.

Antonio thotë se mund të jetë Republika e Pavarur e Maqedonisë (Gorna), apo Republika e Pavarur e Maqedonisë (Vardar). Lajmpress