Bojkoti ka dështuar

Kandidati për kryetar të Veriut të Mitrovicës Oliver Ivanovic, pas votimit ka vlerësuar se ftesa për bojkot ka dështuar në këto zgjedhje. Bojkoti ka dështuar që nga momenti që janë hedhur fletëvotimet e para, ka thënë Ivanovic. “Ne sot kemi mundësi që të zgjedhim për të pasur një përfaqësim më të mirë për komunat dhe…

Lajme

03/11/2013 12:30

Kandidati për kryetar të Veriut të Mitrovicës Oliver Ivanovic, pas votimit ka vlerësuar se ftesa për bojkot ka dështuar në këto zgjedhje.

Bojkoti ka dështuar që nga momenti që janë hedhur fletëvotimet e para, ka thënë Ivanovic.

“Ne sot kemi mundësi që të zgjedhim për të pasur një përfaqësim më të mirë për komunat dhe kuvendet komunale, ose të kemi përfaqësim si një pakicë”, ka thënë Ivanovic.

Ai ka thënë se secili ka të drejtë për të shprehur bindjen e tyre, përfshirë edhe ata që nuk votojnë. Ivanovic ka shtuar se askush nuk ka të drejtë që t’i imponojë bindjen dikujt tjetër.

“Sot mund të them se jam një njeri i kënaqur pasi që shumë njerëz mendojnë se qëllimi kryesor për ne është që këtë qytet ta vëmë në duar të njerëzve të ndershëm”.

Ivanovic ka thënë për mediat serbe se zgjedhjet do të kalojnë të qeta, duke shtuar se kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve nuk i sheh me shqetësim të madh.

“Këta njerëz dëshirojnë që çdo gjë të dështojë, unë nuk mund ta kuptoj këtë destrukitivitet. Një propagandë e tillë është shumë mirë e menduar dhe e paguar. Mirëpo të gjithë janë të bindur dhe të sigurt që ato nuk mund të dështojnë aq lehtë. Bojkoti, më së shumti neve mund të na shkaktoj dëme”.