Bojkoti e dhuna dobësojnë Serbinë

Sipas Ministrit Sllovak të Punëve të jashtme, Miroslav Lajcak, sulmi i djeshëm i serbëve ndaj serbëve është “keqkuptim fatal i realitetit”.

Lajme

04/11/2013 16:17

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka thënë se Serbisë nuk i është dashur dhuna e djeshme në vendvotimet në veri të Kosovës.

Me pak fjalë në një postim në Twitter, shefi i diplomacisë sllovake ka shprehur qëndrimin e tij rreth asaj që ndodhi të dielën në vendvotimet në pjesën pjesën veriore të Kosovës ku ekstremistët serbë sulmuan personalin vendor e ndërkombëtar dhe shkatërruan materialin zgjedhor.

“Bojkoti dhe dhuna e bëjnë Serbinë më të dobët në Kosovë. E kundërta është ajo që nevojitet. Serbët që sulmojnë serbët është keqkuptim fatal i realitetit”, ka shkruar Miroslav Lajcak.

Sllovakia, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Greqinë, përbën pesëshen e shteteve anëtare të bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.