Blerina Kllokoqi-Rugova e dëshpëruar për… (Video)

Kreacionet e dizajneres Blerina Kllokoqi-Rugova u veshën nga yjet Hollyëoodit në ceremoninë e Oskar, mirëpo suksesi i saj i jashtëzakonshëm nuk bëri shumë bujë në media, derisa institucionet e Kosovës heshtën për këtë gjë.

ShowBiz

01/03/2015 19:30

Blerina ishte mysafire në emisionin “FORT’ me Fidan Jupollin, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj për mungesën e mbështetjes sidomos nga institucionet e vendit.

Sipas saj, nuk ka arritje më të madhe për një kreatore, sesa veshja e yjeve në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve Oskar, ku janë prezantuar pesë kreacione të Blerinës. Transmeton telegrafi.com

Sidoqoftë, angazhimi i dizajneres në evenimentet e mëdha ndërkombëtare do të vazhdojë. Ajo ka njoftuar se do të jetë e angazhuar edhe me veshjen e yjeve në Festivalin e Filmit në Kanë. Për më shumë ndiqeni videon.