Blerand Stavileci flet për herë të parë pas sulmit ndaj bashkëshortes (Foto)

Bashkëshortja e ministrit në detyrë nga radhët e PDK-së, Blerand Stavilecit, është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur, të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajme

30/08/2017 13:39

Sulmin ndaj Vitore Stavilecit e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit si dhe figura të shumta publike, ndërsa për herë të parë ka folur vetë Blerand Stavileci.

Stavileci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi me vajzën e tyre duke thënë se asgjë nuk i ndalë dhe së shpejti do të jenë edhe pranë Vitores, transmeton lajmi.net.

“Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”-  ka shkruar Stavileci në Facebook. /Lajmi.net/