Blerand Rexhepi: Këngëtarët do të jenë dëshmitarë të çdo centi

Sot do të bëhet shpërndarja e të hollave të mbledhura nga koncerti në ndihmë Kumanovës që u mbajt në Tetovë.

ShowBiz

27/05/2015 18:00

Së bashku me Big Mamën organizator në këtë koncert ishte edhe gazetari Blerand Rexhepi i cili një në bisedë për Lajmi.net tregoi se koncerti ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

“Koncerti shkoi shumë mirë,janë mbledhur shumë para por ende me shifër të saktë nuk e dimë,Tetova edhe njëherë tregoi se ka zemër humane”,tha Rexhepi i cili premtoi që çdo cent i mbledhur do të shkoi në vendin e duhur.

“Të gjitha paratë e mbledhura,çdo cent do të shkoi aty ku duhet,këngëtarët do të shohin se ku do të shkojnë paratë e tyre dhe se mundi i tyre nuk do të shkoi huq”,shtoj gazetari duke falënderuar secilin artist që ishte në koncert.(lajmi.net)