Bleona Qereti nesër vjen në Kosovë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

11/09/2018 18:10

Pas një kohe të gjatë ajo ka vendosur të vijë në Kosovë e cila i paralajmëron të gjithë fansat e saj, shkruan lajmi net.

Me anë të një video të publikuar në Instagram, Qereti bën të ditur se nesër(e mërkure), vjen në Kosovë. “Kosova mirmëngjesi, nesër jam atje, me zor po pres të shihemi”, thotë në video.

Ajo nuk e ka zbuluar arsyen e ardhjes në Kosovë, mbase do jetë përgatitja e ndonjë projekti të ri muzikor.

Hera e fundit kur Bleona performoi në Kosovë ishte viti 2012, edhe pse tanimë nuk vjen për koncert.  “I’dont need ur love”, është projekti i fundit i publikuar nga ajo në të cilin shfaqet mjaft sensuale. /Lajmi.net/