Blair, ky konsultat i gjithanshëm

Qeveria e Republikës së Serbisë ka angazhuar kompaninë konsultative të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, për ta ndihmuar në formimin e ekipeve profesionale të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq. Nga vizita e tij e “fshehtë” në Beograd, kanë filluar të dalin më shumë të dhëna. 

Lajme

06/02/2015 09:46

Shërbimet e “Tony Blair Associates” për Qeverinë e Serbisë do t’i paguajnë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa modeli i punës nga ekipet e ashtuquajtura “njësia e dorëzimit”, ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të plotësimit të premtimeve të bëra nga kryeministri Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe “Danas”, raporton lajmi.net.

“Tony Blair Associates”, sipas burimeve të gazetës serbe, planifikon të themelojë pesë ekipe me profesionistë që do të merren ekskluzivisht me: infrastrukturën; privatizimin e ndërmarrjeve publike; nxitjen e investimeve të jashtme; reformën në administratën shtetërore dhe zhvillimin bujqësor. 

“Njësiti i dorëzimit” do të formohet nga profesionistë të fushave të ndryshme, ndërsa puna e tyre në kabinetin e kryeministrit të Serbisë do të përcillet hap pas hapi nga shtëpia konsultative “Tony Blair Associates”.

“Tony Blair ishte në Beograd vjeshtën e kaluar dhe e këshilloi kryeministrin Vuçiq që të zbatojnë këtë model të funksionimit, nëse dëshirron që qeveria serbe të arrijë plotësimin e projekteve të synuara, sidomos në fushën e investimeve. Më këtë rast, u mor shembull edhe fakti që ka të bëjë me qeverisjen lokale, ku u tha se kabineti i qeverisjes së kryeqyteti serb, që kur udhëhiqet nga Sinisha Mali, nuk ka asnjë ekonomist”, shkruan Danas.

Leksion që ka mbajtur në fund të janarit në Beograd, Alistair Campbell, ish-këshilltar medial gjatë mandatit si kryeministër të Tony Blair, gazetës i është thënë shërbimet e tij janë paguar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është vetëm një prej ligjëratave në seri të atyre që do të mbahen çdo muaj për punonjësit e administratës shtetërore të Republikës së Serbisë.

Kur Tony Blair vitin e kaluar ishte për vizitë te kryeministrit serb në Beograd, nga zyra e Vuçiqit janë mohuar njoftimet e mediave se ish-kryeministrit britanik do të angazhohet si këshilltar i tij, dhe se shërbimet do të paguhen nga qeveria e Serbisë.

Blair, pasi ka kryer mandatin e dytë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, themeloi organizatën që ofron shërbime këshilluese “Tony Blair Associates”.

Ish kryeministri Blair është aktualisht një konsulent në Kazakistan i presidentit Nunsutlanu Nazarbajev, dhe për këtë punë, sipas mediave britanike, ai paguhet 10 milionë euro në vit.

Blair nga viti 2013 bashkëpunon edhe me Qeverinë e Shqipërisë, duke e këshilluar atë në çështjen e integrimit evropian. Ekipi i tij, i cili konsulton qeverinë shqiptare është e vendosur dhe punon në Tiranë.

Mediat britanike shkruajnë se Blair si konsulent ka punuar për qeverinë në Egjipt, Kuvajt dhe vende të tjera, ndërsa vetëm nga ligjëratat nëpër botë, ai siguron gati një milionë euro në vit. /lajmi.net/