Biskota me bademe nga tre përbërës: Shije që s’harrohet! – Lajmi.net
Biskota me bademe nga tre përbërës: Shije që s’harrohet!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 10:10, 24 February 2017
Gatuhen lehtë. Janë ideale kur i hani duke pirë kafe apo çaj, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

– 6 lugë sheqer,
– 1 vezë,
– 130 gramë bademe.

Përgatitja:

Bademet bluani imët në formë mielli (disa bademe bluani trashë), dhe përzieni me sheqer.

Vezën tundeni deri sa të marrë formën e shkumës (një herë të verdhët e vezës pastaj të bardhët) dhe shtojeni bademin në sheqer.

Përzieni derisa përbërja të bashkohet mirë. Në letër për pjekje me lugë qiteni përbërjen.

Piqeni rreth 20 minuta në 200 gradë. Ftoheni dhe mund ta servirni.

Këshillë plus: Biskotën gjysmë të pjekur njomeni në çokollatën e zezë të shkrirë dhe sërish rrotullojeni në pluhur kokosi dhe në bademet e grira.

Ky variant i biskotës ka diç më shumë kalori por është më e shijshme. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: Badema

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool