Biseda vëllazërore e serbëve dhe boshnjakëve tregon pakuptimësinë e luftës mes tyre (Video)

Serbët dhe boshnjakët në vitin 1993 po luftonin kundër njëri tjetrit në një luftë të përgjakshme. Por, gjatë një takimi më 25 janar të atij viti ku i shkëmbenin robërit, muhabeti mes tyre tregon se sa e pakuptimtë ishte ajo luftë që la qindra mijëra të vdekur.

Lajme

31/05/2016 14:44

Në një video të takimit të ushtarëve boshnjakë dhe atyre të Republikës Serbe, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, kundërshtarët në front bisedojnë duke u shprehur dëshirat e tyre, transmeton lajmi.net.

Ata thonë se po vdesin për idealet e dikujt tjetër, si Karaxhiqi e Izetbegoviqi.

Thonë se kushdo prej tyre që do të mbetet gjallë, do të pijnë bashkë në të njejtën kafiteri.

Ndërkohë, një ushtar pyet tjetrin (armikun) për një cigare. Një tjetër ja kthen se ai ka, dhe nëse do ta dinte se do të vazhdonin ishin aty, do të ua sillte një paketim (boks). /lajmi.net