Bildt: Ballkani duhet të integrohet në BE që të mos ketë më probleme

Udhëheqësit evropian duhet të bëjnë një zgjidhje të qartë në Ballkan, të merren më probleme lokale apo të merren me problemet e Ballkani, ka thënë Carl Bildt.

Lajme

22/03/2017 15:11

Ish- përfaqësuesi i Lartë i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka thënë se duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së për anëtarët e rinj, duke bërë kështu që BE-ja programin e  “partneritetit lindor” të zëvendësoj me “Partneritetet e Ballkanit”, e cila më pas do të çojë në pranimin më të shpejt të këtyre shteteve, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky proces mund të merr kohë, por thekson se duhet të fillohet menjëherë nga punë që të ketë rezultate të mira dhe të mos ketë më probleme.

Bildt ka thënë, se BE-ja duhet të merret më shumë me ndërmjetësimin në zgjedhjen e çështjeve të vogla të mbetura rreth kufijve ndërshtetëror.

Më pas, Bildt ka shpjeguar se nuk do të ketë lufta në Ballkan, duke vënë në dukje se udhëheqësit e BE-së papritmas janë zgjuar në një realitet të ri në Ballkan. Sipas tij kjo tregon nevojën e rritjes së Ballkanit në BE dhe pengimin e Rusisë në çështjen e rajonit. /Lajmi.net/