Bie Qeveria e Kroacisë

125 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë, 15 ishin kundër dhe dy abstenuan, transmeton lajmi.net.

Lajme

16/06/2016 17:10

Qeveria kroate nuk ka arritur të votëbesohet në parlament dhe pas vetëm disa muajve në pushtet, kryeministri Tihomir Oreskoviq dhe qeveria e tij duhet të largohen.

125 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë, 15 ishin kundër dhe dy abstenuan, transmeton lajmi.net.

“Nuk është sekret ajo çka mendoj unë rreth INA-MOL, LNG dhe sektorit energjetik, mendime që janë të ndryshme me disa prej anëtarëve të qeverisë. Unë kam mbrojtur me forcë mendimin tim, sepse jam thellësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e INA-s dhe sektorit të energjisë për ekonominë tonë”, ka thënë Oreskoviq. /Lajmi.net/