Bie nga ndërtesa një punëtor në Gjakovë

Nikë M nga Gjakova është rrëzuar nga një ndërtesë ku ishte duke punuar, e me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton Policia e Kosovës. Ai aktualisht është duke u trajtuar në QKUK.

Lajme

02/09/2014 16:43

Një qytetar nga Gjakova, ka rrëshqitur nga ndërtesa ku ishte duke punuar ku ka pësuar lëndime trupore. 

Siç njofton Policia e Kosovës aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 :00, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. 

I aksidentuari Nikë M.(1977) nga fshati Vogovë, pas ndihmës së parë që ka marrë në Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë , transportohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. 

Policia njofton se sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në kohën kur ky person po pastronte në objekt. 

Punëtorët që ishin ulur të pushojnë kishin vërejtur mungesën e viktimës, ishin ngritur ta kërkojnë dhe kur kishin shikuar në vendin e ashensorit, viktima është vërejtur i shtrirë dhe pa ndjenja. 

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.