Besniku rrëfen për takimet e para me Lolitën

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka së fundi i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar me Lolita Begollin.

ShowBiz

18/11/2017 10:11

Menjëherë pas dasmës, Besniku dhe Lolita bënë publik lajmin që çifti po presin fëmijën e parë.

Besniku kishte arritur që ta mbante të fshehur lidhjen me Lolitën deri pak kohë para fejesës, meqë rast kishte befasuar të gjithë.

Këngëtari vjen në “Mirage” në intervistën e parë pas dasmës, ku zbuloi të pathënat nga dasma, jetën pas martesës, pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike” si dhe planet për projektet e reja.

Ndër të tjera, si rrallëherë Besniku rrëfeu për takimet e para me Lolitën, vendin ku janë takuar dhe gjithçka tjetër.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 1:48 dhe mësoni detajet e lidhjes së Besnikut me Lolitën. /Lajmi.net/

YouTube player