Besnik Qaka realizon fotografinë më të bukur familjare

Besnik Qaka dhe Lolita janë bërë prindër për herë të parë.

ShowBiz

18/06/2018 11:57

Ai dhe bashkëshortja e tij, Lolita janë martuar verën e kaluar kurse tashmë kanë një vajzë, Una, shkruan lajmi net.

Duke qenë se është aktiv në rrjete sociale, anëtari i NRG Band ka publikuar një fotografi familjare të cilët po duken mjaft të bukur.

“Familja”, ka shkruar ai.

Besniku dhe Lola janë një nga çiftet më të dashura për publikun, e që po vazhdojnë të sjellin edhe imazhe atraktive. /Lajmi.net/