Besa dhe Alberti ‘arratisen’ në këtë vend

Albert Krasniqi dhe Besa Gashi shumë herë janë të pranishëm në titujt e medieve rozë.

ShowBiz

15/01/2018 14:35

Çifti kanë lënë pas aktivitetet e përditshme dhe po relaksohen në ambientin e mbuluar me borë, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Besa ka postuar disa fotografi në të cilat shihet bashkë me Albertin dhe vajzën në një vend skijimi.

Në imazhet që ajo ka shpërndarë në rrjete sociale, çifti shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, padyshim edhe vogëlushja përkrah tyre.

Kujtojmë që Albert Krasniqi së fundi është larguar nga labeli “Babastars”, ku ishte menaxher i disa anëtarëve të këtij grupi. /Lajmi.net/