Berisha:Qeveria Rama e ka zhytur Shqipërinë në skandale llumi

Ish-kryeministri Sali Berisha iu referua kërkesës së deputetit Shalsi drejtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta lidhur me respektimin e rendit të ditës në diskutimet e Kuvendit, duke i sugjeruar deputetit se duhet t’ia dërgonte letrën kreut të partisë Rama.

Lajme

19/05/2016 14:38

 

Berisha tha se Qeveria e drejtuar prej tij ofron çdo ditë skandale llumi.

“Do filloj me një letër që deputeti i këtij Parlamenti i drejtonte kryetarit të parlamentit për zhvillimin e punimeve. I jap njëqind përqind të drejtë por me një ndryshim, letrën duhet t’ia drejtonte kryetarit të partisë së tij për breshërinë e skandaleve pothuajse të përditshme. Skandale në të cilat ka zhytur Shqipërinë dhe e ka shndërruar në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, vendin më qesharak, më të rrezikshëm. Këtu kalohet nga skandali në skandal”, ka thënë Berisha.