Berisha: Nuk i bie pishman çka kam thënë për PDK-në

Ish–deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka theksuar se nuk e largon asnjë presje nga ajo që ka thënë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajme

17/05/2017 14:25

Berisha ka thënë se PDK-ja është bomba kriminale e këtij vendi, dhe sipas tij, PDK ka shkuar të koalicioni AAK dhe Nisma, me propozimin që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër.

“Për këtë arsye është pranuar që të bëhet një koalicion i tillë. Unë qëndrimet që i kam pasur në legjislaturat e kaluara, do t’i mbaj prapë”, ka deklaruar Berisha për telegrafin.

“Unë do të jem 100 për qind deputet përsëri”, tha Berisha.

Ndërsa, i pyetur se a mund dhe a ka hapësirë që Haradinaj të punojë në qeverinë e re, ai ka theksuar se “Kadriu e ka ndalë Isën, por nuk mundet në asnjë rast ta bëjë të njëjtën me Ramushin”.