Berisha e quan “idiotesk” reagimin e Ramës për sulmet në Stamboll

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kritikuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Lajme

29/06/2016 00:08

Deri më tani, janë konfirmuar 28 viktima, ndërkaq 60 të tjerë janë të plagosur.

Berisha, duke komentuar statusin e Edi Ramës i cili ndodhet në Turqi, e ka quajtur si “idiotesk”.

Statusi i Berishës:

Koment idiotesk i Edvin Kristaq Rames per aktin terrorist qe mori 28 jete dhe plagosi dhjetra e dhjetra te tjere.

Te dashur miq, udhetar vet per ne aeroportin Ataturk te Stambollit ku u krye nje sulm terrorist, Rama poston ne Twitter mesazhin, ne te cilin, siç e shihni, sikur nuk ka ndodhur asgje, nuk thote nje fjale te vetme per 28 viktimat as dhe te plagosurit por mat gjithçka vetem me prapanicen e tij.