Berisha bën thirrje që të armatosen të gjithë qytetarët

Ish kryeministri i Shqipërisë, tash deputet i PD-së, Sali Berisha bën thirrje qytetarëve të armatosen e të sigurojnë armë.

Lajme

21/04/2016 14:06

Ai ka thënë se shqiptarët duhet të armatosen për të mbrojtur pasurinë e tyre.

“I bëj thirrje të armatosen të sigurojnë armë për të mbrojtur pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Po po të armatosen. Të armatosen të gjithë qytetarët. T’u japim të drejtë të gjithë qytetarëve të armatosen, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend e qetësi. Këta që hidhen sigurinë ia japin bandat me uniform dhe pa uniformë”, ka thënë Berisha në Kuvend.