Berat, përplaset nga makina dhe përfundon në kanal,vdes 80-vjeçarja (Video)

Një 80 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat - Poliçan ne lagjen Uznove.

Lajme

01/07/2016 23:38

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00  të mbrëmjes ku Vezire Ozuni po kalonte rrugën për të ikur në shpi ka përfunduar në kanal nga goditja e makinës.

80-vjeçarja menjëherë është transportuar për në spitalin rajonal të Beratit ku ka humbur jetën .

Në vendngjarje ka mbërritur policia ku po kryhen hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

YouTube player