Berat Buzhala e Gold Ag brenda katër muresh, a po pajtohen ata? (Foto)

Dy persona që vazhdimisht kane shfaqur urrejtje ndaj njëri tjetrin më në fund janë ulur bashkë.

ShowBiz

19/02/2016 23:29

E këta janë, reperi i njohur Gold Ag dhe ish deputeti i PDK-së, Berat Buzhala.

Konflikti i tyre ka filluar që nga publikimi i këngës së reperit Gold Ag “ Shqiptar” këngë kjo që ka ngjallur shumë reagime të ashpra, për shkak të nxitjes së dhunës, urrejtjes  dhe se ofendon shumë persona me emër të përveçëm.

Madje për këtë, ai është ftuar disa herë edhe në Polici.

Mëgjithatë, reperi nga Presheva Arian Agushi i njohur si Gold Ag, nuk është ndalur me kaq, urrejtjen e tij e ka vazhduar ta shfaq në vazhdimësi  nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

“Hoxhën po ma kesh ai i keshti ai Buzhala, trus qaty paloje, ty s’ta rrok as politikën,  i vjen dita edhe vetes qen ki me dhon kritika”, ishin këto frazat që ai ia drejtoi nëpërmjet këngës, ish deputetit Buzhala.

Përplasjet e tyre kishin të bëjnë më shumë për fenë dhe homoseksualizmin.

12743892_1677588389181935_5198307259020638795_n

Por më në fund, ata duket se i kanë zbutur qëndrimet e tyre dhe janë ulur bashkë në një emision kosovar.

E një veprim i tillë po ashtu ka ngjallur debat në mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Madje dikush ka bërë edhe një krahasim tejet interesant duke thënë se kjo është si të pajtohen Albin Kurti e Hashim Thaçi./Lajmi.net