Bëhen 16 vjet nga zhdukja e mistershme e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste qe gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij.

Lajme

16/05/2015 08:22

Sipas të burgosurve që i kanë mbijetuar masakrës së Burgut të Dubravës në vitin 1999, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes së burgut në ditën e diel, ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet për fatin e tij.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen Demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Edhe pse lufta ka përfunduar qe 16 vjet fati i Ukshin Hotit nuk dihet ende.