Befasitë për Ronelën nuk ndalen, tregon dhuratën që mori nga nëna

Ronela Hajati sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

02/09/2018 14:53

Festa për ditëlindjen e saj ka filluar qysh mbrëmë me miqtë më të mirë të këngëtares, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Ronela ka postuar disa imazhe me të cilat tregonte se po kënaqej në maksimum në shoqëri të Young Zerkës, Fifit e shumë të tjerëve.

Padyshim që nuk kanë munguar as dhuratat, të cilat ia bëjnë asaj këtë ditë të paharruar.

Një të tillë, këngëtarja e mori nga nëna e saj, bëhet fjalë për tortën e ditëlindjes, e cila dukej mjaft e shijshme.

“Ja dhe torta e mamushit qe s’kishte si te mungonte”, ka shkruar Ronela. /Lajmi.net/