Bebe Rexha dhe Eminem elektrizojnë skenën e “Coachellas”
Këto ditë në Los Angeles po mbahet festivali "Coachella", i cili mbledh emrat më të njohur nga bota e muzikës.
ShowBiz
Pjesë e këtij festivali me performanca kanë qenë edhe Rita Ora dhe Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja Bebe Rexha ka performuar dje para fansave të saj, bashkë me reperin e famshëm Eminem.
Në kanalin YouTube tashmë është publikuar performanca madhështore e tyre, ku elektrizuan gjithë skenën e “Coachella”.
Bebe Rexha këto ditë ka publikuar dy prej këngëve që do të jenë pjesë e albumit të saj “Expecations”, “Ferrari” dhe “2 Souls on fire”. /Lajmi.net/