Bebe Rexha dëshiron të bashkëpunojë me këtë reper të njohur amerikan (Video)

Tashmë të gjithë e dimë se pas shumë këngëve fshihet Bebe Rexha.

ShowBiz

01/09/2016 08:43

Këngëtarja shqiptare deri më tani ka bashkëpunuar me artistë me famë botërore, të tillë, si Nicki Minaj, Eminem, David Guetta dhe G Eazy.

Bebe shpreson të zgjerojë listën e bashkëpunimeve, duke përfshirë edhe me reperin Kanye West, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se ai është shumë i zgjuar dhe rrezikon”, tha Bebe për Billboard, duke shtuar “Jam fanse e muzikës së tij. Kjo është ajo çfarë kam pasur qëllim të jem dhe nuk dua asnjëherë të ndjek radiot e zakonshme, kjo ka qenë gjithmonë motoja ime”.

Bebe ka folur në Billboard gjithashtu edhe për ndikimin në muzikë të kreatores veterane Donatella Versace, duke thënë se ajo është e mrekullueshme, një person shumë artistik.

YouTube player