Beatrix e pranon publikisht se xhelozon grimerin e Kylie Jenner

Grimeri i njohur i familjes Kardashian, Ariel Tejada disa ditë më parë ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku ishte i ftuar në një 'Masterclass'.

ShowBiz

14/10/2017 13:55

Pas përfundimit të eventit, ai bashkë me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe disa shoqëruese të tjera kanë ardhë në Prishtinë, ku kaluan këto ditë, shkruan lajmi.net.

Meqenëse Arieli gëzon famë në shumë vende, ai njihet edhe në Kosovë dhe u takua me shumë prej atyre që merren me grimin, por edhe me persona që thejshtë u intereson gjithçka rreth grimit.

Ai ka pranuar shumë dhurata, më të zakonshmet ishin lulet, për të cilat Beatrix tregon se e xhelozon atë.

“Jam shumë xheloze @makeupbyariel javën e fundit po pranon më shumë lule, sesa që kam pranuar unë tërë jetën”, ka shkruar këngëtarja në një prej fotografive në Instagram, ku shihet një buqetë lulesh dhe çokollata. /Lajmi.net/