BE shpenzoi 261 milionë euro në fishekzjarre për Vitin e Ri 2019

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian importuan 110 mijë ton piroteknikë për fishekzjarrët e Vitit të Ri në vitin 2017, që korrespondon me një shumë prej 261 milionë euro.

Bota

03/01/2019 00:03

Pothuajse të gjitha importet, më saktësisht 98 për qind, janë bërë nga Kina, njoftoi sot Enti Evropian i Statistikës, Eurostat.

Nga importet totale, më shumë se tre të katërtat (77 për qind) shkuan në katër shtete anëtare.

Në radhë të parë, Gjermania me 40 mijë ton (36 për qind), e ndjekur nga Holanda me 24 mijë ton (22 për qind), Polonia me 11 mijë ton (10 për qind) dhe Britania e Madhe me 10 mijë ton (9 për qind), transmeton KosovaPress. /Periskopi