BE, kushte Serbisë për anëtarësim (Video)

Serbia rrezikon mos hapjen e kapitujt 23 dhe 24 me bashkimin Evropian, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, lirisë dhe sigurisë të planifikuara të mbahen në qershor.

Lajme

09/06/2016 21:27

E gjithë kjo për faktin se Bashkimi Evropian po e kushtëzon hapjen e kapitujve por edhe anëtarësimin e Serbisë në union me gjykimin e krimeve të luftës dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.

“Përgatitjet për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, janë të lidhura edhe me çështje të tjera, unë nuk dua të spekuloj, por theksoj se bashkëpunimi i plotë me tribunalin mbetet një detyrim për Serbinë”, ka thënë Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së

Ajo rikujtoi shqetësimin e BE-së pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB në të cilën u konstatua se Serbia nuk po e përmbush kërkesën e Hagës për dorëzimin e tre të akuzuarve për mosrespektim të Tribunalit.

YouTube player