BE: Konsultime me ekipin, dialogun me presidentët

Gati një muaj pasi mori dritën jeshile nga Kuvendi i Kosovës, ekipi negociator për dialogun me Serbinë udhëtoi për herë të parë për në Bruksel gjatë ditës së djeshme.

Lajme

08/01/2019 08:26

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës sot në Bruksel do të takohen me ndërmjetësuesen e negociatave Kosovë – Serbi, Federica Mogherini.

Anëtarë të ekipit shtetëror kanë bërë të ditur për “Zërin” se takimi që do të zhvillohet sot në Bruksel do të jetë koordinues për temat e dialogut që do të diskutohen mes Kosovës e Serbisë në fazën finale të procesit.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar dje se do ta takojnë sot në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, por, siç kanë thënë ata, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.