BE-ja do të pranojë 40,000 migrantë nga vatrat e krizës

Komisioni Evropian ju ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të pranojnë 40,000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea, që do të arrijnë në Itali dhe Greqi gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Bota

27/05/2015 16:54

Gjermania, Franca dhe Spanja pritet të pranojnë numrin më të madh të migrantëve sipas kuotave që ka përcaktuar Komisioni.

Këto kuota bazohen në madhësinë e vendit, prodhimin ekonomik dhe tregues të tjerë.

Komisioni ka thënë se shtetet përkatëse do të marrin nga 6,000 euro për secilin person të vendosur në territorin e tyre.

Mbi 1,800 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe këtë vit, gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë.

Shumica e tyre duan t’iu shpëtojnë konflikteve apo varfërisë në vendet si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia.