BDI thotë se nuk i ka tradhtuar ndërkombëtarët (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se nuk e ka tradhtuar komunitetin ndërkombëtar, pasi çdo veprim i kësaj partie është bërë në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme

19/05/2016 18:41

Kështu u shpreh zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, sipas të cilit për këtë parti, që është pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoni, është që në vend të rikthehet stabiliteti politik dhe të ruhet gjallë Marrëveshja e Përzhinës.

“Çdo vendim i BDI-së është në vijë dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar. Ajo që është me rëndësi është hapi i dytë, pasi hapi i parë u bë, kuvendi u rikthye dhe zgjedhjet u anuluan. Hapi i dytë është tërheqja e vendimit për falje të Ivanovit, tani i jepet mundësi ligjore Ivanovit që të tërheqë faljen dhe me këtë BDI kryen një punë të madhe drejt zgjidhjes së krizës pastaj do të vijnë hapat tjerë se çfarë qeverie do të ketë apo kur do të ketë zgjedhje, ajo mbetet pjesë e dialogut politik që mundësohet me kuvendin e rikthyer”, deklaroi Osmani për televizionin Alsat-M.

YouTube player