BDI kërkon shfuqizim të vendimit për shpërbërjen e Parlamentit

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani kanë thënë se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç që përmes bisedimeve të kërkojë gjetjen e një zgjidhjeje për daljen nga kriza e vështirë politike.

Lajme

13/05/2016 08:59

“Bisedimet janë të pa alternativë, nuk ka mënyrë tjetër përveç se një marrëveshje politike. Zgjidhja duhet të gjendet përmes mbledhjes së sërishme të Kuvendit, dhe ndoshta këtu është propozimi që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin për shpërbërjen e Kuvendit, mirëpo bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse janë të paalternativë dhe ato duhet të vazhdojnë”, tha ai.

“Nuk ka alternativë, nga kriza nuk mund të dalim pa një marrëveshje politike nga faktorët kryesor politik në vend. Kjo mënyrë nuk është konsensuale, partitë politike duhet të vazhdojnë të gjejnë një konsensus për gjetjen e një zgjidhjeje”, ka deklaruar në një deklaratë për Alsat-M, Osmani./ lajmi.net.