BDI dhe PDSH nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të cilat janë të parapara të mbahen me 5 qershor.

Lajme

11/05/2016 19:07

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, pak orë para përfundimit të afatit ligjor për paraqitjen e listave me kandidatë për deputetë.

“Partia nuk do të dorëzojë listën e kandidatëve për deputetë brenda afatit të përcaktuar, që është sot në mesnatë, duke shtuar se bisedimet për daljen e vendit nga kriza vijojnë”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim e ka edhe Partia Demokratike e Menduh Thaçit, i cili ka deklaruar këtë mospjesëmarrje, gjë që nënkupton edhe mos dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet.

Mospjesëmarrjen në zgjedhje e kishte konfirmuar edhe LSDM, e drejtuar nga Zoran Zaev, të cilët kanë thënë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira.

Deri tani listat janë dorëzuar vetëm nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.