Basha: Rama, armiku i drejtësisë së pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha foli pas përfundimit të mbledhjes së grupit të kësaj partie mbi reformën në drejtësi, duke u shprehur edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike për zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të komisionit të Venecias.

Lajme

22/06/2016 15:55

“Ne kërkojmë ta përfundojmë reformën në drejtësi, por ne kërkojmë drejtësi për shqiptarët dhe jo një peshqesh për Edi Ramën. Qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Reforma do të bëhet vetëm sipas Komisionit të Venecias, dhe jo e kapur nga Edi Rama”, tha Basha.

Kreu i opozitës akuzoi edhe një herë se Edi Rama është armiku i drejtësisë së pavarur. Ai shtoi në fjalën e tij se drafti i njëanshëm do të takohet me dështimin e plotë në parlament.