Basha: Drafti i reformës në Kuvend, provokim i ulët

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme për vendimin e dërgimit në Kuvend për miratim për draftin e reformës në drejtësi.

Lajme

18/06/2016 14:27

Një ditë pas depozitimit në Kuvend të kërkesës së firmosur nga 33 deputetë të mazhorancës, për futjen në procedurë parlamentare të draftit të Reformës në Drejtësi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, quajtur  lëvizjen e shumicës një akt të ulët provokimi dhe përshkallëzimi të  tensionit shoqëror në vend.

“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3-vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp.

“Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjja e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit. Rruga e vetme për një reformë në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.