Barrikadë me autobusë për mbrojtjen e civilëve sirianë

Fotografitë e jashtëzakonshme shfaqin se si skelete autobusësh janë kthyer vertikalisht për t’i mbrojtur civilët e Sirisë nga forcat snajper-qitëse të Qeverisë.

Bota

17/03/2015 18:06

Kjo fotografi e pabesueshme nga Siria e shkatërruar nga lufta tregon një barrikadë-autobus të ndërtuar për të mbrojtur civilët nga zjarri snajper i forcave qeveritare, transmeton DailyMail.

Tre autobusë mund të shihen të kthyer në këmbë që kanë formuar një mur në mes të një rruge në Aleppo (Halep), dhe poshtë shfaq një fëmijë të vetëm duke kaluar pengesën e improvizuar.

Qyteti ka qenë i rrënuar nga lufta civile në vend, me forcat besnike të Presidentit sirian, Bashar al-Asad që nën kontroll më shumë kishte veriun, teksa jugun e kishin okupuar rebelët. (lajmi.net)

26A4C41600000578-2997773-Bus_barricade_Three_single_decker_buses_can_be_seen_turned_uprig-a-17_1426556034839