Barcelona transferon sulmues për 30 milionë euro (FOTO)

Barcelona është shumë pranë transferimit të sulmuesit Paco Alcacer nga Valencia.

Sport

16/08/2016 08:45

Barcelona është afër konfirmimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Paco Alcacer nga Valencia.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjiganti katalan ka identifikuar Alcacerin si përforcimin e nevojshëm në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Kampioni i La Ligës do të paguajë rreth 30 milionë euro dhe bonuse për blerjen e 22-vjeçarit të talentuar.